Google ADS

Erdoğan dhe Merkel përmes video-lidhjes flasin për Libinë dhe Mesdheun Lindor

18:35 | 16 Qershor 2020
Arbresh.info

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një takim përmes video-konferencës me kancelaren gjermane, Angela Merkel, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit nga Ministria turke e Komunikimit, Erdoğan dhe Merkel në takim diskutuan për çështjet rajonale, kryesisht për Mesdheun Lindor dhe Libinë.

Ndër të tjera janë diskutuar edhe marrëdhëniet midis dy vendeve, lufta kunder koronavirusit të ri (COVID-19) dhe hapat që do të ndërmerren pas periudhës së pandemisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme