Pas ftesës të emëruarit të Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell ka ardhur edhe reagimi i presidentit të AKR-së, Behgjet Pacolli.
Ai e ka mirëpritur dhe ka bërë thirrje që të nisë funksionimi i një Këshilli apo Tryeze Permanente për Dialogun Politik, transmeton portali arbresh.info.
“Në këtë kohë kur rreth dialogut Kosovë-Serbi fillon nje dinamizëm ndryshe dhe duke pasur parasysh nevojën e madhe për Reformën kushtetuese dhe ligjin e ri zgjedhor”, shkruan ai.
Ndër të tjera deputeti i Kuvendit të Kosovës, thotë se duhet të vendoset klima e besimit me opozitën.
“AKR ben thirrje qe ne traditen me te mire perbashkuese te historise sone te re, te filloje e funksionoje nje Keshill apo Tryeze Permanente e Dialogut Politik . Atje duhet te adresohet qeshtjët rreth Dialogut me Serbine, reformës kushtetuese dhe ajo e reformës zgjedhore. I kerkojme Presidentit të vendit dhe Kryeministrit te ndermarrin gjithe hapat ne kete drejtim qe te vendosin klimen e besimit me opoziten. Objektivi i pajtimit, i uljes se armeve brenda vendit per tu forcuar ndaj faktoreve te jashtem eshte themelor per suksesin tone si shtet dhe si komb!”, thuhet në shkrimin e Pacollit./arbresh.info/
OKB-ja miraton paktin për “një të ardhme më të ndritur” për ...
Ermal Krasniqi realizon gol
Luiz Ejlli shumë shpejtë më projekt të ri
Si të lani karriget e kopshtit: Nëse janë të bardha, ato do ...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë, dridhjet janë ndjerë edhe në...
“Lonely Planet Italia”: Shqipëria, një nga vendet e Europës ...