Aleanca Kosova e Re (AKR) ka reaguar pas ftesës së të dërguarit presidencial amerikan, Richard Grenell për të rifilluar dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.
Në njoftimin e AKR-së thuhet se kjo pari mbetet e përkushtuar të mbështesë institucionet e Republikës së Kosovës për të arritur një konsensus më të gjerë për një çështje kaq të rëndësishme për vendin, shkruan arbresh.info.
“Aleanca Kosova e Re (AKR) mirëpret ftesën e të dërguarit presidencial amerikan Richard Grenell për të rifilluar dialogun midis Kosovës dhe Serbisë si dy shtete të pavarura dhe sovrane në Shtepinë e Bardhë më 27 Qershor 2020 që synon të arrijë njohje reciproke siç përcaktohet në letrat e Presidentit Donald Trump.
AKR mbetet e përkushtuar të mbështesë institucionet e Republikës së Kosovës për të arritur një konsensus më të gjerë për një çështje kaq të rëndësishme për vendin, siç është dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe të sigurojë ulësen e Kosovës në Kombet e Bashkuara, BE dhe NATO”, thuhet në njoftimin e AKR-së.
Gjithashtu AKR ka bërë thirrje që të mbështetet kjo mundësi historike, teksa thuhet se Kosova gjithmonë ka fituar kur ka qëndruar me SHBA ne BE-në
“Respektimi i rendit kushtetues të Kosovës dhe i integritetit territorial janë kornizat negociuese të vendit në këtë proces. AKR u bën thirrje të gjitha palëve të mbështesin këtë mundësi historike. Kosova gjithmonë ka fituar në 1999 dhe në 2008 dhe në vazhdim kur ka qëndruar me Shtetet e Bashkuara te Amerikes, miqtë Evropian dhe u ka besuar atyre.
Kosova ka qenë gjithmonë një projekt i unitetit euroatlantik. Në këtë frymë, bashkëpunimi midis SHBA dhe BE është thelbësor për të siguruar përfundimin e procesit të dialogut. Edhe vizita e perfaqesuesit special zt.Lajçak sigurisht qe shenon nje hap perpara në këtë proces”, përfundon komunikata e AKR-së./arbresh.info/
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...