Milot Rashica kundër SC Paderborn, ku skuadra e tij shënoi fitore me rezultat të thellë 4-1, gjuajti një penallti, të cilën e huqi, por trajneri Florian Kohfeldt, ka besim të madh në lojtarin dhe thotë se edhe më tutje do të vazhdojë t’i gjuajë.
Sot Werder Bremen zhvillon një nga ndeshjet më interesante të sezonit, kur pret në shtëpi Bayern Munichun, që kërkon titullin e kampionit.
“Unë do të flas me të (Rashicën) për këtë. Supozoj se Milot Rashica do të vazhdojë të jetë gjuajtësi ynë i penalltisë”, ka thënë trajneri Kohfeldt, duke shtuar se ka një kusht: “Nëse ai ndjehet i sigurt”.
Milot Rashica ishte ai që kapi menjëherë kur u akordua penallti ndaj Paderbornit, por më pas ishte portieri Leopold Zingerle që e priti.
Kjo nuk ka ndryshuar asgjë në mendjen e trajnerit, pasi sipas tij një penallti e humbur nuk duhet të ndryshojë gjërat.
Milot Rashica kishte gjuajtur tre penalltitë e tij deri më tani në Bundesliga./telegrafi
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...