Google ADS

Bino: Ka pasur raste ku pacientë me Covid-19 dhe kontakte të tyre kanë thyer karantinën

16:55 | 16 Qershor 2020
Arbresh.info

Shefja e epidemiologjisë Silva Bino, tha se ka pasur raste kur pacientë me Covid-19 dhe kryesisht kontakte të tyre kanë thyer karantinën.

Silva Bino: ”Ka pasur raste jo vetëm të pacientëve por të kontakteve të tyre sidomos, që e kanë thyer karantinën. Shpeshherë njerëzit mendojnë, unë kam qenë kontakt, kam rezultuar negativ, dhe nuk jam në rrezik. Është e rëndësishme testimi, por nuk përbën gjithçka. Testimi nuk është një mjet në vetvete. Ne bëjmë një numër më të lartë testimesh, por vëmë re që njerëzit janë më të pakujdesshëm në lidhje me izolimin dhe karantinën.”

Bino në një intervistë për ora news u shpreh se rritja e numrit të testeve kryhet jo vetëm për të zbuluar rastet pozitive, por edhe për t’i ndërgjegjësuar njerëzit, edhe nëse ata rezultojnë negativë.

Silva Bino: ”Pavarësisht testimit, personi i cili ka pasur kontakt të ngushtë duhet të karantinohet dhe të izolohet, në varësi të rezultatit të testimit. Por ai duhet ta zbatojë këtë rregull sepse është tepër e rëndësishme kjo gjë. Pikërisht për këtë kryhet dhe testimi, për të rritur ndërgjegjësimin e personave të cilët janë pozitivë por dhe të atyre të cilët janë negativë, që të jenë më të përgjegjshëm.”

Në 24 orët e fundit u regjistruan 82 raste të reja me Covid-19 dhe u shënua një viktimë.

Deri më tani në vend janë konfirmuar 1,672 të infektuar dhe 37 viktima.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme