Lajçak thotë se është në dijeni për takimin e Washingtonit: E ardhmja e Kosovës është në Evropë

16:01 | 16 Qershor 2020
Arbresh.info

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka thënë se BE-ja ka informata për takimin në mes të palës kosovare dhe asaj serbe më 27 qershor në Uashington, njofton Klan Kosova.

Lajçak ka deklaruar se më i rëndësishëm për të është fillimi i dialogut në Bruksel sepse sipas sllovakut e ardhmja e Kosovës është në Evropë.

I pyetur për datat konkrete të takimeve në Bruksel tha se i ka datat por nuk mund t`i thotë por siç tha ai takimet do të ndodhin së shpejti dhe nuk ka nevojë që të pritet.

Këto komente i dërguari evropian për dialogun i bëri me të arritur në Prishtinë ku do të qëndrojë në një vizitë treditore.

Gjatë kësaj vizite, Mirosllav Lajçak do të pritet fillimisht sot në orën 17:00 në zyrën e presidentit, Hashim Thaçi.

Më pas, ai do të takohet edhe me kryekuvendaren, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Avdullah Hoti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme