Kryeministri Rama ka paralajmëruar sërish për rikthimin e karantinës dhe masave shtrënguese, në kushtet kur vetëm në 24 orët e fundit, në Shqipëri u konfirmuan 82 të prekur me koronavirus.
Përmes një lidhje live në ERTV, Rama njoftoi gjithashtu se nuk do të lejohet më asnjë lloj grumbullimi, qoftë edhe politik, shtoi kryeministri.
Më tutje kreu i qeverisë apeloi policinë që të zbatojë ligjin dhe të penalizojë ata qytearë që shkelin rregullat e distancimit social në ambientet publike. Një paralajmërim erdhi për kafenetë, që sipas Ramës nuk do të tolerohen më për shkeljet e rregullave.
Rama: U vendosëm javë pas jave që të heqim masat dhe të lirojmë plotësisht lëvizjen. Ishim të qartë se hapja do të sillte rrezikun e harresës, por ne bëmë gjënë e duhur. Unë isha dhe jam dakord me shumëkënd gjithnjë e më shumë kthimin në normalitet, duke thënë se shëndeti i ekonomisë familjare nuk mund të dobësohej përtej një pike të caktuar.
Ju kemi kërkuar vijimësisht të mirëkuptoni nevojën për një solidaritet të ri në respektimin e rregullave. Sepse me polic e ushtarë mund të kontroll mbylljen por kurrsesi s’mund të disiplosh hapjen. Nuk kam ndryshuar mendim, ekonomia ngrihet e bie, por të vdekurit nuk ringjallen. Për bukë nuk ka vdekur njeri që nga koha e Skënderbeut.
Ajo që dua ta ndaj me ju është se nëse do të vazhdojmë kështu, fatkeqësisht do të na duhet të rimbykllemi. Dhe në atë pikë do të na duhet të përballojmë me shumëfish sekëlldinë që provuam dhe pasojat e plagëve që morëm herën e parë. As në mend nuk dua ta çoj, pasi kam bindjen se jemi ende në kohë, e kemi ende në dorë ta kontrollojmë armikun e padukshëm, po po, armikun e padukshëm që është kudo akoma.
Testimet janë rritur dhe përpjekja në frontin e shëndetëssië vazhdon si ditën e parë, por ama fati i kësaj lufte vendoset nga qytetarët.
Po ju bëj me dije, e para nuk do të lejojmë më asnjë lloj grumbullimi, qoftë edhe politik. Grumbullime më shumë sesa numri i personave të lejuar në protokollet e sigurisë, nuk do të lejohen më. Policia e shtetit të bëjë detyrën. Kush mëerr pjesë në grumbullime apo grupime sesa numrat e lejuar, do të penalizohet drejtpërdrejt.
E dyta bizneset që nuk respektohen, nuk do të tolerohen më. Përveç gjobave, duhet t’ja kujtoj, rrezikojnë edhe heqjen e lirisë.
Qytetarët do të qarkullojnë lirisht, por ama edhe ata do të penalizohen nëse kapen në shkelje të rregullave të distancimit social, në hapësirat publike. Më ndjeni 1 mijë herë motra e vëllezër, por kështu nuk vazhdohet dot më.
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës