Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës tani deputeti, Kadri Veseli këtë vit ende nuk e ka bërë deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit.
Por, në 2019-es, Veseli ka deklaruar një shtëpi, banesë, lokal afarist dhe mal, shkruan arbresh.info.
Vetëm lokalin afarist me sipërfaqe prej 270.00 m2 e ka deklaruar në pronësi të tij. Lokali është blerë në vitin 2017-2018 nga kursimet, shitja e një banese dhe një kredi.
“Lokali afarist është blere nga :Kursimet +shitja e banesës 207m2 + kredi 140,000.00 euro RBKO (Mars 2018) Objekti ende nuk është përfunduar”, thuhet në njoftim.
Veseli ka deklaruar edhe një banesë në pronësi të bashkëshortes së tij me sipërfaqe prej 114.00 m2 në vlerë 97,000.00 euro. Banesa është blerë në vitin 2001.
Gjithashtu ka deklaruar një shtëpi në pronësi të prindit me sipërfaqe prej 350.00 m2, të cilës nuk i ka bërë të ditur vlerën. Edhe një tokë-mal gjithashtu në pronësi të prindit në sipërfaqe prej 10.00 hektarë.
Ai ka deklaruar një veturë të llojit Jeep në vlerë prej 16,300.00 euro.
Në vitin 2019, Veseli ka deklaruar para të gatshme të ruajtja të njërën nga bankat e vendit në vlerë 615.64 € dhe 1,526.18 euro në një bankë tjetër. Ndërsa në pronësi të bashkëshortes ka deklaruar mbi 5 mijë euro të ruajtura në dy banka të vendit.
Veseli ka deklaruar edhe një kredi në vlerë 110,935.90 euro të marrë për blerje të lokalit afarist./arbresh.info/
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...