Google ADS

Ministri Kuçi takoi përfaqësuesit e AKB-së, diskutojnë për bashkëpunim me komunitetin e biznesit

15:09 | 16 Qershor 2020
V. S.

 

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Aleancës Kosovare të Bizneseve.

Gjatë takimit, Ministri Kuçi shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me komunitetin e biznesit, mbështetjen e bizneseve dhe i njoftoi të pranishmit për masat e reja që do të ndërmerren për rimëkëmbjen ekonomike dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në vend.

Po ashtu, Z. Kuçi i prezantoi dhe i diskutoi masat e reja të rimëkëmbjes ekonomike, të parapara në Programin qeverisës 2020-2023, ku bizneset private do të jenë përfituese.

Kryetar i AKB-së, Agim Shahini e uroi ministrin Kuçi për detyrën që ka marrë dhe potencoi rëndësinë e MEA-së për sektorin privat, si shtylla kryesore e zhvillimin ekonomik.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme