Google ADS

Portreti më i bukur i familjes Gjikolli

15:21 | 16 Qershor 2020
A. B.

Moderatorja Elita Rudi, reperi Gjiko dhe vogëlushi i tyre i quajtur Zëri janë kthyer në një nga familjet më të komentuara në media.

Dyshja së fundi po i kalojnë pushimet në bregdetin shqiptar në Dhërmi, ku po kalojnë momente të bukura së bashku, shkruan portali arbresh.info

E para pak çastesh, Gjiko në ‘Instagram’ ka publikuar portretin më të bukur familjar, krah gruas dhe djalit të tij bukurosh.

“oZeri o king o mbret , ma puthni cunin vendosini hudher haahha” @elita.rudi @gjikotheflyboy- ka shkruar Gjiko në mbishkrimin e fotografisë.

Nuk mund të dukeshin një familje më perfekte se kaq!

Kujtojmë se kënga e re nga Gjiko do të titullohet “Xhiro” dhe pritet të vijë për fansat e tij e shoqëruar me videoklip. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme