Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) më 09 qershor e ka përditësuar Udhëzuesin për rikthimin në fushat e basketbollit pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë të datës 08.06.2020.
Ministria e Shëndetësisë në koordinim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka vendosur që për stërvitje:
Udhëzimeve të IKSHPK-së, Manualin e MSH-së që do të hyjnë në fuqi më 12 qershor 2020 dhe instruksionet e Federatave Ndërkombëtare;
Për mbikëqyrësit e objekteve sportive publike dhe private (palestra, stadiume, fusha sporti, etj.)
Për Federatën e Basketbollit të Kosovës prioritet është shëndeti i të gjithë njerëzve që janë pjesë e komunitetit të basketbollit e më gjerë.
Basketbolli konsiderohet si një ndër sportet me kontaktin më të madh dhe për këtë arsye FBK ka propozuar një numër masash që do të lejojnë zhvillimin e sportit të sigurt në rast se klubet vendosin të kthehen në stërvitje duke iu përmbajtur vendimeve dhe instruksioneve të
institucioneve tona të datës 08.06.2020.
Andaj pas vendimit të fundit të institucioneve përgjegjëse në vendin tonë dhe duke iu referuar vendimeve dhe instruksioneve të lartë përmendura të këtyre institucioneve, FBK bazuar në
praktikat më të mira të Federatave simotra propozon udhëzimet e mëposhtme për stërvitje basketbolli në një fushë basketbolli të mbyllur (palestër) dhe që lejohet brenda komunitetit lokal:
– Dezinfektimi i palestrës, zhveshtoreve dhe objekteve tjera që mund t’i përdorin gjatë seancës stërvitore.
– Para se të shkoni në çdo seancë stërvitore, lojtarët dhe trajnerët duhet të matin temperaturën e trupit në shtëpitë e tyre. Në rast të shfaqjes së ndonjë simptome të vështirësive në frymëmarrje, ju duhet të qëndroni në shtëpi;
– Dezinfektimi i duarve të të gjithë lojtarëve/trajnerëve para, gjatë pushimeve, dhe pas stërvitjes është i obligueshëm, ndërsa dezinfektuesi duhet të jetë i disponueshëm për të gjithë lojtarët që marrin pjesë në stërvitje;
– Stërvitja të mbahet me maksimum 10 lojtarë dhe 2 trajnerë, pa prani të spektatorëve, prindërve apo kujdestarit;
– Arritja e lojtarëve në palestër, jo më herët se 5 minuta para fillimit të stërvitjes;
– Ndërrimi i mbathjeve në hyrje të palestrës;
– Stërvitja të mos zgjasë më shumë se 60 minuta;
– Maksimumi dy lojtarë lejohen të ushtrojnë nën një kosh, por në asnjë moment të stërvitjes ata/ato nuk duhet të qëndrojnë më afër se 2 metra nga njëri-tjetri;
– Ushtrimet të jenë individuale dhe pa kontakt;
– Secili lojtar duhet të përdor vetëm 1 top të tij ose të saj që e ka sjell nga shtëpia;
– Secili ta përdor vetëm shishen dhe peshqirin e tij – rreptësisht ndalohet huazimi;
– Lejohen vetëm ushtrime që nuk kanë të bëjnë me ndërrimin e topave dhe rekuizitave të tjera të cilat mund t’i mbajnë lojtarët;
– Vetëm trajneri mund t’i mbajë dhe lëvizë pajisjet sportive (konat, pengesat, etj.);
– Dezinfektimi i pajisjeve sportive para dhe pas stërvitjes:
– Përshëndetja nga distanca e lojtarëve pas përfundimit të stërvitjes;
– Socializimi dhe qëndrimi në fushë pas përfundimit të seancës stërvitore nuk rekomandohet;
– Rekomandohet përdorimi i suplementeve shtesë për forcimin e imunitetit si p.sh.: vitamina C, vitamina D, minerale, zink dhe hekur.
Këto udhëzime mbesin në fuqi deri në njoftimin e radhës nga institucionet e vendit tonë dhe Federata e Basketbollit të Kosovës.
Do të jetë kritike për secilin klub/ shkollë të basketbollit që të merr parasysh këto udhëzime specifike të autoriteteve në vendin tone, si dhe duhet të merret parasysh fakti se mund të ketë ndryshime në qytete të ndryshme varësisht se si do të zhvillohet situata me pandeminë COVID-19, por që FBK do të vazhdojë të përditësojë të gjithë anëtarët e saj.
Klubet/ shkollat e basketbollit gjithashtu duhet të punojnë me palët tjera të interesit si përshembull me pronarët e objekteve brenda, të cilët mund të kenë kërkesat e tyre në përdorimin e lehtësimeve të masave të kufizimit.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...