Real Madrid i është bashkuar garës për shërbimet e mesfushorit së Leicester City-t, Wilfred Ndidi, i cili kërkohet nga shumë klube të mëdha.
Sipas Don Balon, “Los Blancos” e shohin Ndidi-n si alternativë e mesfushorit të Chelsea-s, N’Golo Kante, i cili nuk mendon të largohet nga “Santiago Bernabeu”, transmeton portali arbresh.info.
Dy klubet e mëdha angleze Tottenham dhe Manchester United kanë treguar interesim gjithashtu, por nuk kanë bërë ndonjë ofertë zyrtare.
Ndidi ka shkëlqyer këtë sezon me “Dhelprat” duke iu ndihmuar të renditën në pozitën e tretë në tabelë.
Skuadra e Zinedine Zidane beson se 23-vjeçari mund të ‘luftojë’ me Casemiro-n për pozitën e formacionit të parë.
Gjatë këtij sezoni ka bërë 29 paraqitje duke kontribuar me tri gola dhe një asistim, kurse kontrata i skadon në qershor të vitit 2024.
Kartoni i lojtarit thuhet se vlen rreth 45 milionë euro./arbresh.info.
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...