Kreshnik Ahmeti, ish-shef i kabinetit të Ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme Glauk Konjufca, ka thënë se Serbia nuk po e respekton armëpushimin në raport me lobimin për çnjohjen e Kosovës.
Ai përmes një postimi në facebook ka shkruar selegjitimiteti njohjes së shtetësisë së Kosovës në skenën ndërkombëtare, është barazuar me luftën diplomatike të Serbisë kundër Kosovës, shkruan arbresh.info.
Ahmeti ka shtuar se nuk ka momentum më të mirë për dialog, por ky momentum po ndërtohet për Serbinë.
“Përderisa Kryeministri, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Presidenti publikisht kanë pranuar të mos angazhohen për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare, Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë vazhdon edhe sot fushatën diplomatike të Serbisë kundër Kosovës.
Këtu problemi nuk qendron tek fakti që Serbia nuk po e respekton “armëpushimin” e Thaçit dhe Vuçiqit, sepse tashmë Hoti e Thaçi e kanë etabluar inferioritetin si bazë e raporteve me Serbinë.
Problemi qendron tek fakti që legjitimiteti i njohjes së shtetësisë së Kosovës në skenën ndërkombëtare, është barazuar me luftën diplomatike të Serbisë kundër Kosovës. Pra, edhe Republika e Kosovës e edhe Serbia paskan bërë gabim sipas Hotit e Thaçit. Angazhimet e MPJD-së për anëtarësime në organizata ndërkombëtare, e për njohje paskan qenë të gabuara dhe të padrejta, sikurse fushata e Serbisë kundër Kosovës. Një absurditet i pafalshëm i krahasueshmërisë ndërmjet represionit dhe përpjekjes për çlirim e barazi.
Momentum më të mirë për dialog nuk ka pasur asnjëherë. Por, problemi qendron që ky momentum po ndërtohet për Serbinë”, ka shkruar Ahmeti./arbresh.info/
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...