Zemaj pret në takim anëtarët e Komisionit parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale

11:49 | 16 Qershor 2020
Arbresh.info

Ministri Shëndetësisë Armend Zemaj ka pritur sot në takim një delegacion të Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Republikës së Kosovës, drejtuar nga kryetarja e komisionit, Albena Reshitaj.

Reshitaj si përfaqësuese e komisionit e ka përgëzuar për detyrën e re dhe ka ofruar përkrahje për ministrin Zemaj.

Ajo veçanërisht ka shprehur mbështetjen e nismës së ministrit për t’iu ofruar vende pune specialistëve të papunë, si dhe hapjen e konkurseve për specializim për mjekët e rinj.

Ndër të tjera në këtë takim është biseduar edhe për masat parandaluese kundër pandemisë Covid-19.

Ministri Zemaj ka ofruar gatishmëri për bashkëpunim, transparencë dhe llogaridhënie rreth zbatimit e politikave dhe funksionimit të Ministrisë së Shëndetësisë./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme