Kur Donald Trump u përurua si President i SHBA-ve në vitin 2017, Melanie Trump iu deshën pesë muaj për t’u bashkuar me të në Uashington. Melania qëndroi në Neë York derisa djali i tyre i atëhershëm 10-vjeçar Baron mbaroi vitin shkollor, shpjegoi ajo. Por ajo në të vërtetë ishte duke negociuar një kontratë të re martese, zbulon Mary Jordan në një libër të ri për Melania Trump.
Libri i quajtur “Arti i marrëveshjes së saj: Historia e pallogaritur e Melania Trump” do të botohet këtë javë. Autorja Mary Jordan është një gazetare e prestigjiozit Ëashington Post dhe e shkroi librin bazuar në biseda me qindra njerëz, transmeton portal arbresh.info
Autorja e librit e përshkruan Melanie Trump si shumë të ngjajshme me Presidentin amerikan. Ata duket se e duan njëri-tjetrin, kanë thënë njerëzit që i njihnin ata që nga fillimi, por më pas shtuan se marrëdhëniet e tyre janë ftohur në Shtëpinë e Bardhë.
Melanie nuk është e trembur dhe e tërhequr, as e pakënaqur me burrin e saj dhe funksionin e tij politik, por një grua e vendosur që mbështet fuqishëm burrin e saj, dhe madje edhe më vendosmëri dëshiron të sigurojë vendin e djalit të saj Baron në perandorinë e biznesit Trump, thuhet në librin që do të botohet këtë javë, transmeton portal arbresh.info
Ndërsa mediat spekuluan gjerësisht për problemet në martesën presidenciale, Melania negocioi një marrëveshje të re financiare me Trump, dhe fakti që ajo nuk pranoi të pranojë rolin e zonjës së parë për një kohë të pazakontë të gjatë tregon që negociatat ishin të vështira.
Përveç kësaj, Melanisë iu desh të pushonte dhe të qetësohej nga fushata presidenciale e Trump dhe nga shpërthimi i aferës me pornostaren Daniel Storm.
Tri burime të afërta me Trump theksojnë se kontrata e re e martesës është negociaur pas inagurimit me qëllim që të sigurohej se djali i tyre Baron të mos lihej pas dore nga trashëgimia e Trumpit. Melania kërkoi që Baroni të kishte të njëjtin status në ndarjen e trashëgimisë si tre fëmijët më të vjetër të Trump, të cilët tashmë kanë një rol aktiv në administrimin e Korporatës Trump. Ndërsa Baron ka nënshtetësi të dyfishtë, sllovene dhe amerikane, Melania raportohet se dëshironte të sigurojë që Baron të mund të punonte në degën europiane të kompanisë së madhe të Trump në të ardhmen, kur të rritet.
( Photo: Tomohiro Ohsumi)
Një zëdhënëse e Melanie Trump mohoi pretendimet e librit, duke i quajtur ato thjesht trillim.
Trump fitoi zgjedhjet e vitit 2016, u inagurua në fillim të vitit 2017 dhe në mesin e vitit 2018, vëzhguesit e Shtëpisë së Bardhë vunë re një ndryshim në gjendjen shpirtërore të zonjës së parë, nga e cila autori konkludon se çifti presidencial më pas ra dakord për një marrëveshje të re martese. dërsa e gjithë bota spekulonte pse gruaja e presidentit të sapozgjedhur refuzoi të transferohej në Shtëpinë e Bardhë, Melania mori vendime që shkaktuan spekulime të ndryshme. Në vend që të dëgjojë këshilltarët me përvojë politike, ajo merr vendime duke ndjekur bindjet e saj, shkruan Mary Jordan.
Autorja e librit Mary Jordan, në librin e saj me 286 faqe, ka intervistuar edhe shumë njerëz nga shokët e shkollës së Melanies në Slloveni.
Ajo pretendon se është diplomuar, megjithëse ka ndaluar studimet e saj për arkitekturë në Lubjanë pa një diplomë, gjithashtu nuk ka asnjë provë që ajo ka të drejtë kur thotë se është në gjendje të flasë rrjedhshëm nga katër deri në pesë gjuhë. Pretendon se nuk ka bërë operacione plastike, edhe pse disa fotografë i kanë parë shenjat, madje pretendon se është shumë më e zonja se burri i saj.
Fotografët që kanë punuar me të thonë se ajo flet rrjedhshëm slovenisht dhe anglisht, ndërsa në lidhje me pretendimet se ajo flet edhe frengjisht, gjermanisht dhe italiasht, ngjajnë të kota, pasi ata nuk e kanë dëgjuar atë të flasë më shumë se dy ose tri fjalë nga këto gjuhë.
Mary Jordan shkruan se nuk është aspak e vërtetë që Melanie ishte supermodele kur e takoi Trumpin. Sipas librit të saj thuhet se ajo vetëm po shoqëronte disa supermodele kur Trump i ka kërkuar numrin e telefonit.
Sipas miqve të Melanie, gjithmonë kur ndonjë gjë e re ndodhte në jetën e saj, ajo zhdukej dhe askush nuk dëgjonte më asgjë për të.
Melania duket se është tipi që shfrytëzon çdo mundësi për të arritur një hap më të lartë për veten, duke e lënë të kaluarën të mbyllur.
Në aspektet e tjera, Mary Jordan zbuloi se Melania dhe Donald ishin shumë më të ngjashëm nga sa dukeshin. Ata janë të dy luftëtarë, ata janë të dy solistë shumë ambiciozë, të cilët vlerësojnë besnikërinë më shumë se gjithçka. As Trump, i cili është vazhdimisht në publik, dhe as Melania shumë e tërhequr nuk kanë pasur ndonjëherë shumë miq të ngushtë./arbresh.info/
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador