Mesfushori i Barcelonës, Philippe Coutinho dëshiron që në verë të rikthehet te skuadra e vjetër Liverpool.
Braziliani u largua para dy vitesh nga “Anfield” duke u transferuar te Barcelona, por pas një sezoni dështoi dhe këtë sezon e kaloi huazim te Bayern, transmeton portali arbresh.info.
Bayern e ka mundësinë e blerjes së Coutinho-s, por nuk e aktivizuar, kurse Coutinho është i lidhur me rikthimin në Premierë Ligë, aty ku kalojë formën më të mirë.
Sipas Metro, Coutinho ka kontaktuar trajnerin Jurgen Klopp dhe e ka informuar se është i gatshëm të pranojë zvogëlimin e pagesës vetëm për tu rikthyer në “Anfield”.
E ardhmja e lojtarit mbetet e paqartë shkaku që edhe klubet e tjera angleze, si Arsenal, Chelsea, Manchester United dhe Tottenham kanë interesim./arbresh.info.
Autogoli i Leipzigut e bën Interin në Ligën e Kampionëve
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...