Zyrës së Presidentit tё Republikës sё Kosovës i ka dështuar tenderi për shërbime për aktivitete protokollare.
Kështu bëhet e ditur në njoftimin për anulim të kontratës të bërë publik në faqe të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, shkruan arbresh.info. Aty është cekur edhe arsyeja e anulimit.
“Një dispozitë në Ligjin e Prokurimit Publik kërkon anulimin e aktivitetit të prokurimit”, thuhet në njoftimin për anulim.
E, në njoftimin për hapje të kontratës thuhej se vlera e parashikuar për këtë tender ishte 145.000,00 euro. Por, nuk jepen detaje rreth aktiviteteve.
Ndërsa kohëzgjatja e kontratës ishte 36 muaj.
Gjithashtu në njoftimin për anulim thuhet se palët e interesuara mund të bëjnë ankesë.
“Çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues, në bazë të nenit 108/A te ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. ligjin Nr. 05/L-092 ne adresën e specifikuar ne Nenin I te këtij Njoftimi mbi anulimin e aktivitetit te prokurimit”, thuhet më tej në njoftimin për anulim të kontratës./arbresh.info/
Peja rikthen Tervell Beckun
Ish-ministri Bytyqi për shpërndarjen e librave: Shkollat rap...
Ylli spanjoll i Real Madridit rikthehet nga lëndimi
Osmani takon presidentin Macron: Kosova mbetet e përkushtuar...
Përurohet çerdhja në Suharekë, marrin pjesë Kurti e Nagavci
Parashikimi i motit për këtë vikend