Numri i përgjithshëm i viktimave të koronavirusit në Brazil ka shkuar në gati 44,000 të hënën, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë. Ky shtet po vazhdon t’i lehtësojë masat e izolimit, pavarësisht se ndodhet në pozitën e dytë në botë për shifrën e të vdekurve.
Të hënën u regjistruan 627 të vdekur dhe rreth 20,000 raste të reja të infektimeve. Numri i përgjithshëm i infektimeve shkoi në 888,271. Shifra e viktimave ishte më e ulët se mesatarja prej një mijë personave gjatë javës së kaluar, por raportimi i rasteve zakonisht pakësohet gjatë fundjavës.
Ekspertët shëndetësorë thonë se ndikimi i vërtetë i pandemisë mund të jetë shumë më i madh se shifra zyrtare e viktimave për shkak të mungesës së testimit masiv të popullsisë, shkruan “Reuters”.
Pavarësisht gjendjes së rëndë, shumë rajone dhe qytete braziliane kanë filluar t’i lehtësojnë masat kufizuese në javët e fundit pas kërkesave të vazhdueshme ndaj presidentit Jair Bolsonaro për riaktivizimin e ekonomisë.
Bolsonaro disa herë është përpjekur ta nënvlerësojnë ndikimin e koronavirusit dhe ka dalë kundër masave të izolimit me arsyetimin se ato po e dëmtojnë rëndë ekonominë.
Mike Ryan, ekspert i lartë për emergjenca i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, tha se Amerika Latine mbetet arsye për shqetësim.
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...