Google ADS

Mbi 163 mijë aplikues për të përfituar nga Pako Emergjente Fiskale

08:37 | 16 Qershor 2020
Arditë Shkodra

Mbi 163 mijë punëtorë kanë aplikuar për kompensim nga Pako Emergjente Fiskale si ndihmë për bizneset gjatë pandemisë.

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj, në një intervistë për Ekonomia Online ka deklaruar se bizneset nuk kanë pasur asnjë problem gjatë parashtrimit të kërkesave, falë sistemit të ATK-së.

Murtezaj potencoi se mbi 161 mijë punëtorë kanë kërkuar kompensin, 1 mijë e 670 punëtorët të cilët iu është shkëputur kontrata si dhe 14 mijë e 800 punëtorët të cilat kanë lidhur kontratë nga data 1 mars.

Kurse punëtorët e marketeve, furrave dhe farmacive e cila është cilësuar si kategoria e rrezikuar janë paraqitur 18 mijë e 387 punëtorë.

“Ne kemi përgatitur platformën për krijim të mundësive që bizneset të parashtrojnë kërkesat e tyre për përfitim nga Pako Emergjente Fiskale. Nga data 11 prill bizneset kanë parashtruar kërkesat e tyre deri me 15 maj pa asnjë ankesë në çështje teknike”.

“Kemi pranuar kërkesa për kompensim të pagave sipas kategorisë A, B dhe C si dhe kategoria e rrezikuar që kanë përfituar punëtorët e marketeve, furrave dhe marketeve”.

“Për kategorinë A mbi 161 mijë punëtorë kanë kërkuar kompnesim, për kategorinë B punëtorët të cilët kanë shkëputur kontratën janë 1 670, për kategorinë C që nënkupton punëtorët që kanë lidhur kontratë nga data 1 mars 14 mijë e 800 punëtorë”.

“Ata me rrezikshmëri janë 18 mijë e 387. Gjithsej totali i punëtorëve për të cilët është kërkuar kompensin është mbi 163 mijë të punësuar”, ka thënë Murtezaj.

Me tej, Murtezaj ka folur edhe për tentimet e bizneseve për të përfituar nga Pako Emergjente Fiskale për shkak të interesve personale, por që sipas tij janë identifikuar menjëherë nga sistemi i ATK-së.

“Nga aspekti i parregullsive brenda procedurës së parashtrimi i kërkesave dhe shqyrtimi që është bërë nga Ministria e Financave ku kanë hasur në komision raste që kanë tentuar për shkak interesit të individëve të përfitojnë dy ose më shumë herë , por sistemi ynë ka identifikuar rastet”, tha ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme