Google ADS

Thaçi e Hoti shkojnë në Shtëpinë e Bardhë

Hoti Thaci
08:15 | 16 Qershor 2020
Arbresh.info

Presidenti i vendit Hashim Thaçi bashkë me kryeministrin Avdullah Hoti, do ta përfaqësojnë Republikën e Kosovës në Shtëpinë e Bardhë në takimin e 27 qershorit me palën serbe.

Por, siç merr vesh Arbresh.info, nga burimet brenda qeverisë së Kosovës, kryeministri Avdullah Hoti, ka nisur përgatitjet për takim në Shtëpinë e Bardhë.

Hoti do të shkojë si përfaqësuesi i Qeverisë së Kosovës derisa në anën tjetër Hashim Thaçi si president i vendit.

Hoti do të shkojë me disa zyrtarë nga kabineti i tij qeveritarë, shkruan Arbresh.info.

Ndërsa nga pala tjetër, Serbinë do ta përfaqësojë Presidenti Aleksandar Vuçiq si dhe Kryeministrja Ana Brnabiq.

Ndryshe, i emëruari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, njoftoi se qeveritë e këtyre dy vendeve janë pajtuar që të takohen më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë, pasi palët janë pajtuar që t’i heqin pengesat për dialog.

Këtij paralajmërimi ka prirë edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi ku ka deklaruar se dy javët e ardhshme janë vendimtare për Kosovën./Arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme