Lidhja mes Bale e Zidane është ‘thyer’

08:07 | 16 Qershor 2020
Arbresh Info

Lidhja mes sulmuesit Gareth Bale dhe trajnerit Zinedine Zidane nuk është e mirë dhe nuk shihen shenja që të përmirësohet.

Sipas Marca, lidhja e tyre është ‘thyer’ dhe nuk ka zgjidhje që kjo situatë të përmirësohet, transmeton portali arbresh.info.

Uellsiani ishte në stol në fitoren kundër Eibar-it, ndeshje ne të cilin lojtari ishte i demotivuar.

30-vjeçari ka shënuar vetëm dy gola në La Liga dhe nuk e ka gjetur rrugën drejt golit që nga shtatori.

Bale pritet të largohet në fund të muajit të ardhshëm, kurse Newcastle United është skuadra më e interesuar, nëse drejtuesit e Saudisë Arabike e blejnë skuadrën.

Thuhet se “Galaktikët” duan që sa më parë ta shesin Bale, por ende nuk kanë pranuar ndonjë ofertë shkaku i pagesës së lartë të lojtarit./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme