Google ADS

Dj Blunt e quan dështak Ledri Vulën

00:32 | 16 Qershor 2020
Trina Galanxhi

Dj Blunt ka përdorur disa fjalë vulgare për reperin i cili muaj më parë nxori albumin ‘10/10’.

Edhe pse së bashku kanë një nga bashkëpunimet më të suksesshme vitet e fundit ‘Nëse mdon ti’, raportet mes Ledrit dhe Dj Blunt janë përkeqësuar kohët e fundit, shkruan lajmi.net.

Pas konfirmimit se këtë javë publikohet dueti mes Ledrit dhe Capital T, ka reaguar me një video Blunt në Instagram ku me fjalor të ashpër i drejtohet dyshes.

Ai quan një dështak Vulën për shkak se për 20 vite karrierë më në fund ka nxjerrë një album profesional, ndërsa vet ka publikuar 9 të tillë.

Blunt vazhdon duke thënë se po mos të ishte Ghetto Geasy dhe ai, Ledri sot do ishte duke mbledhur ‘guaska’.

https://www.instagram.com/p/CBd-1nljg-X/?utm_source=ig_embed

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme