A ekziston mundësia që Lewandowski t’i bashkohet Real-it, e zbulon agjenti

23:45 | 15 Qershor 2020
Arbresh Info

Ish agjenti i Robert Lewandowski-t, Cezary Kucharski ka thënë se ylli i Bayern-it mund të transferohet te Real Madrid kur të përfundojë karrierën.

Polaku është tepër i pëlqyer nga presidenti Florentino Perez, i cili provojë ta transferojë sa lojtari ishte te Dortmund, transmeton portali arbresh.info.

Kucharski, i cili ishte shkaktari kryesor pse nuk ndodhi transferimi i Lewandowski-t në “Santiago Bernabeu” ka thënë se lojtari ka premtuar se një ditë do luaj te “Galaktikët”.

“Ai e pëlqen klubin shumë dhe ka premtuar një transferim aty”.

“Ndoshta në fund të karrierës, ai do të nënshkruajë për ata”, theksoi ai.

Lewandowski vazhdon me super formën derisa momentalisht është kandidati kryesor për ta fituar Topin e Artë./arbresh.info.

Të ngjashme