Haskuka: Në Prizren 73 raste aktive me koronavirus

23:23 | 15 Qershor 2020
L G

Në komunën e Prizrenit sonte janë paraqitur edhe 18 raste të reja me koronavirus.

Kryetari Mytaher Haskuka thotë se rastet e reja lidhen me një kompani private.

Momentalisht në Prizren janë 73 raste aktive me koronavirus”, tha ai.

Haskuka thotë se për shkak se nuk ekzistojnë masat kufizuese numri i të infektuarve kanë mbiemra të ndryshëm për dallim nga më parë që vinin nga të njëjtat familje.

“Tanimë është shumë vështirë të gjurmohen kontaktet”, thotë ai për RTV Dukagjinin.

Kryetari i Prizrenit thotë se tashmë shëndeti i qytetarëve është vetëm në dorën e tyre.

“Dua të apelojë te qytetarët të kenë kujdes pasi numri i qytetarëve të infektuar duket se është shumë më i madh. Le të lënë anash konspiracionet pasi ata vet mund ta përballojnë sëmundjen por jo familjarët e tyre”, tha ndër të tjera Mytaher Haskuka.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme