Hoti bënë thirrje kujdes: Numri i shtuar i rasteve me  COVID19 është pasojë e mos kujdesit

23:07 | 15 Qershor 2020
L G

Kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar pas raportimit të rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus.

Hoti, thotë se numri i madh i këtyre rasteve, vjen si pasoj se mos kujdesit pas lehtësimit të masave.

“Është krejtësisht në përgjegjësinë tonë që të mbrohemi dhe t’i zbatojmë me përpikmëri masat e distancës fizike. Prandaj, sërish ju bëj thirrje që të shtojmë kujdesin për neve dhe familjarët tanë”, ka shkruar Hoti në Facebook./arbresh.info

Reagimi i tij i plotë:

Të dashur qytetarë,

Numri i shtuar i rasteve të konfirmuara sot me #COVID19 është pasojë e mos kujdesit pas lehtësimit të masave të lëvizjes. Qeveria jonë në bashkëpunim me Institutin e Shëndetësisë Publike të Kosovës është duke i zbatuar masat e rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si dhe po ndjekim hapat e vendeve të BE-së për rimëkëmbje ekonomike.

Është krejtësisht në pergjegjësinë tonë që të mbrohemi dhe t’i zbatojmë me përpikmëri masat e distancës fizike. Prandaj, sërish ju bëj thirrje që të shtojmë kujdesin për neve dhe familjarët tanë!

  • Vendosni maska gjatë gjithë kohës në hapësira publike

 

  • Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës me duar të papastërta

 

  • Pastroni dhe dezinfektoni shpesh objektet dhe sipërfaqet e prekura siç janë tavolinat, tastierat, telefonat, parmakët dhe rezat e dyerve

 

  • Mbajeni distancën fizike

 

  • Nuk lejohet më shumë se 1 person në 8 metra katrorë në lokale

 

  • Pronarët e lokaleve janë të obliguar të publikojnë numrin maksimal të lejuar të personave para hyrjes së lokaleve

 

#mbajedistancen

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme