Google ADS

Jashari u bënë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat mbrojtëse

22:55 | 15 Qershor 2020
L G

Në Komunën e Skenderajt sot është konfirmuar një rast pozitiv me COVID-19.

Kryetari i Komunë së Skenderajt, Bekim Jashari ka thënë se personi i infektuar është nga Likoci dhe është rast kontakti nga Fushë Kosova.

“Sonte është shënuar edhe një rast pozitiv me COVID-19 në komunën tonë. Personi i infektuar është nga Likoci dhe është rast kontakti nga Fushë Kosova. Pas marrjes së informatës nga IKSHP, kemi ndërmarrë hapat e nevojshëm dhe tani rasti është në izolim”, ka shkruar ai në Facebook.

Jashari u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat mbrojtëse.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme