46 raste pozitive në Prishtinë, Ahmeti: Para se të vendosni se cili ministër ka faj, mendoni mirë për veten dhe familjet e juaja

shpend ahmeti
21:56 | 15 Qershor 2020
L G

Kreu i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas lajmit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovës (IKSHPK), se në Kosovë janë shënuar 129 raste me koronavirus, ndërsa 46 prej tyre janë nga Prishtina.

Ahmeti përmes Facebook, ka shkruar këto shifra janë alarmante.

Ai, ka bërë thirrje për kujdes, pasi shumica e rasteve janë raste kontakti, vajtje-ardhje me njerëz me virus.

“Para se të vendosni se cili ministër ka faj, ju kisha lut të mendoni mirë për veten dhe familjet e juaja. Shumica e rasteve janë raste të kontaktit, pra vajtje ardhje me njerëz me virus. Disa janë pa simptome dhe mendojnë se nuk ka lidhje që dalin. Disa mendojnë që është konspiracion i shteteve të mëdha”, ka shkruar Ahmeti./arbresh.info

Postimi i plotë:

Sapo e kemi marr informatën nga IKSHP sot për 129 raste të reja në Kosovë e 45 në Prishtinë. Këto janë shifra alarmante. Para se të vendosni se cili ministër ka faj, ju kisha lut të mendoni mirë për veten dhe familjet e juaja. Shumica e rasteve janë raste të kontaktit, pra vajtje ardhje me njerëz me virus. Disa janë pa simptome dhe mendojnë se nuk ka lidhje që dalin. Disa mendojnë që është konspiracion i shteteve të mëdha.

Por e vërteta është se virusi është në mesin tonë. Natyrisht, nuk kemi besuar se do të mbesim me zero raste, por edhe pakujdesi të plotë nuk kemi menduar.

Në qoftë se vazhdohet kështu IKSHP dhe Ministria mund te marrin vendime më drastike, prandaj ju kisha lut ti respektojmë rregullat, pastrimi i duarve shpesh, distanca, dhe në mungesë distance maska.

Ende po i presim detajet nga IKSHP por është e qartë që tashmë gjurmimi është më i vështirë dhe lufta me sëmundjen bazohet në vullnetin e secilit prej neve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme