Labi optimist për vendimin që do marrë Qeveria lidhur me dasmat

19:59 | 15 Qershor 2020
Arbresh Info

Në protestën e organizuar sot pranë Qeverisë artistët kanë kërkuar lejimin e mbajtjes së dasmave dhe ahengjeve familjare.

Sot nga ora 11:00 një numër artistësh dhe pronar restorantesh kishin dalë në një protestë para Qeverisë për të shfaqur pakënaqësitë e tyre lidhur me mbajtjen e dasmave.

Ndonëse në një konferencë për media ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj nuk dha ndonjë përgjigje definitive për lejimin e mbajtjes së dasmave, këngëtari Labi duket optimist se kjo do ndodhë në vendimin e ardhshëm.

Ai pak më parë ka publikuar një video të shkurtër në Instagram ku shihet duke marrë rrugë për në Ulqin.

Dhe në mbishkrimin e lënë thotë “ Nga lajmet e mira që marr, mundohem lumturinë tua jap femijëve po ashtu edhe femijëve të tjerë! Tani prap rruges për Ulqin me mbesen dhe binjakët
I knaqur me vendimet qe do i merr qeveria dhe me ata që na perkrahen sot në Protestë. Falenderim për ministrin Zemaj që është duke bër mundin që të lirohen mbremjet!
Po ashtu zv kryeministrin Besnik Tahiri që po bën punë të madhe për këtë kategor
Kêrkoj nga qeveria në përgjegjesi të marrin vendimin e duhur
Me punë e vepra arrihen gjerat e jetes jo veq kena me ba e bani ka me ba vepraaa Bablok”.

https://www.instagram.com/p/CBdsQXQirYb/?utm_source=ig_web_copy_link

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme