Emisari special i presidentit të SHBA-së për dialogun, Richard Grenell ka konfirmuar datën e diskutimeve për dialogun Kosovë-Serbi në Washington.
Ai ka treguar se çfarë mund të ndodhë nëse palët shprehen të pakënaqura me këto bisedime,
Ai në një postim në Twitter ka bërë të ditur se i është premtuar ndalja e fushatës së mosnjohjes.
”Lajm i madh. Kam marrë zotimin nga qeveritë e Kosovës dhe Serbisë që përkohësisht ta pauzojnë fushatën e mosnjohjes dhe kërkesën për anëtarësim ndërkombëtar në mënyrë që të takohen në Uashington, në Shtëpinë e Bardhë, më 27 qershor për të biseduar rreth dialogut”, shkruan Grenell.
Grenell ka thënë se nëse secila palë është e pakënaqur me diskutimet e 27 qershorit, ata do të kthehen në status-quo pasi të largohen nga Washingtoni.
”Siç kemi thënë vazhdimisht, së pari duhet të përparojmë në rritjen e ekonomive. Ky është fokusi. Mezi pres këto diskutime”, është shprehur Grenell./arbresh.info
Great news! I have received the commitment from the governments of Kosovo and Serbia to temporarily pause the derecognition campaign and the seeking of international memberships in order to meet in Washington, DC at the White House on June 27 for Dialogue discussions. (1/2)
— Richard Grenell (@RichardGrenell) June 15, 2020
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...
Singapori dënon me vdekje trafikantin e drogës/ Ekzekutimi i...
Shenjat e horoskopit që nuk kujdesen për mendimet e të tjerë...
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres...