Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka kujtuar artistin shqiptar të filmit dhe teatrit me famë botërore, Bekim Fehmiu, në 10 vjetorin e vdekjes.
“Në përkujtim të jetës dhe veprës së Bekim Fehmiut, aktorit shqiptar i cili preku majat e kinematografisë. Prizren, 15 qershor 2020”, ka shkruar Dumoshi në Facebook.
Gjatë karrierës së tij, Fehmiu realizoi role që e bënë të njohur në kinematografinë botërore, si në filmmat: “Mbledhësit e puplave”, “Odissea”, “Avanturierët”, “Përgjithmonë Xhulia”, etj. Bekim Fehmiu u gjend i vdekur më 15 qershor 2010 në banesën e tij në Lagjen “Zvezdara” në Beograd. Sipas autoriteteve bëhet fjalë për vetëvrasje./arbresh.info/
Postimi i plotë:
https://www.facebook.com/vlora.dumoshi/posts/10157604893154075?__cft__[0]=AZUFfpziVy5c-y1KARozl7TbdClcjPKX7y6J4b8WrzkCJdvq7R_g2mI5UO4tbVtHYsmA1GsFJFeZmJl0UwxUA0EInD2JgenDhVT9b-lp0Wv3l6tsGFQREoxlUTZ3YDfK6Lk&__tn__=%2CO%2CP-R
Arrestohen dy persona në Lipjan pas një mosmarrëveshje për p...
Shtetasit turk i vjedhet një çantë në Prishtinë, i’a m...
Zhduken dy gra në dy raste të ndara në Rahovec
“Ndaluni të gjithë, Kosova është Kosovë ose Kosova është Shq...
Qeveritë në Paris dhe Berlin mbeten pa para
Anisa Veseli, banorja më e re në BBVK