Manchester City është skuadra më e fundit e interesuar për shërbimet e mbrojtësit së Real Madrid-it, Achraf Hakimi.
Maroku pas dy sezoneve huazim te Borussia Dortmund, pritet të rikthehet në “Santiago Bernabeu”, mirëpo kërkohet nga top klubet evropiane, transmeton portali arbresh.info.
Skuadra e Pep Guardiolës është të gatshme të ofrojë 50 milionë euro për Hakimi-n, i cili shihet si lojtari adekuat për stilin e “Qytetarëve”.
Nga ana tjetër, Hakimi është i hapur për rikthimin te Real Madrid, mirëpo vetëm nëse i ofrohet pozita e formacionit të parë, që momentalisht e mban Dani Carvajal.
Të interesuar për Hakimi-n janë edhe Bayern Munich, Borussia Dortmund, Juventus, PSG, Arsenal, Chelsea dhe Tottenham.
Vendimi kryesor mbi të ardhmen e mbrojtësit i takon “Madrilenëve”./arbresh.info.
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës
Hyundai ka një shef të ri
Asllani: Jemi të lumtur për pikën, sigurisht do luajmë me Uk...
Shtatë mënyra që ta zgjidhni problemin me flokët e yndyrshme