Google ADS

Konfirmohet një rast me Covid-19 në Kaçanik, vetizolohen kontaktet

17:35 | 15 Qershor 2020
Arbresh Info

Është konfirmuar një rast me koronavirus në Kaçanik, ndërsa të gjitha ata që kanë pasë kontakt me të infektuarin janë vetizoluar.

Lajmin e ka konfirmuar Drejtori i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Kaçanik, Sinan Zeneli, përmes një postimi në Facebook.

Njoftimi i plotë:

Qytetarë të nderuar të Komunës së Kaçanikut,sapo kemi marrë informacionin zyrtar se e kemi 1 rast  të konfirmuar me Covid-19 pozitiv! Të gjithë ata, që kanë pasë kontakt me rastin në fjalë tashmë janë vetëizoluar!

Ne duhet të vazhdojmë t’i respektojmë masat e ndërmarra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë ,sepse kjo është mënyra e vetme për ta ndaluar përhapjen e Covid-19 !

KUJDES,RREZIKU ENDE NUK KA KALUAR!

Drejtori

Dr.Sinan Zeneli

 

Të ngjashme