Google ADS

Filipçe: Në fund të javës do të diskutojmë për hapjen e kufijve

16:57 | 15 Qershor 2020
L G

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot në konferencë për shtyp ka raportuar për gjendjen me coronavirusin në vend.

Ai u pyet nga gazetarët në lidhje me hapjen e kufijve, ndërsa deklaroi se për këtë temë do të diskutohet në fund të kësaj jave, njofton Telegrafi Maqedoni.

“E gjitha kjo çështje do të varet nga numrat e rinj të të infektuarve gjatë kësaj jave dhe analizës dyjavore që e bënë Ministria e Shëndetësisë”, tha Filipçe.

Ai apeloi edhe një herë që të respektohen masat, në mënyrë që kufijtë të hapen sa më shpejtë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme