Skuadra e madhe angleze Chelsea po përgatitet për një afat kalimtar të nxehtë veror.
Londinezët pasi janë liruar për të bërë transferime nga FIFA, pritet të sjellin emra të mëdhenj në Stamford Bridges.
Hakim Ziyech është transferimi i parë i Chelseat, ndërsa Timo Werner, Ben Chilwell, Nathan Ake, Declan Rice e Kai Havertz pritet t’i ndjekin hapat e marokenit.
Por para se të blejnë te Chelsea duan të shesin, teksa tanimë është bërë gati edhe lista e largimeve.
Trajneri Frank Lampard ia ka treguar derën e largimit 12 lojtarëve, ku disa nga ta janë të huazuar në klube të tjera.
The Sun ka raportuar se dy lojtarëve të sulmit Pedro Rodriguez dhe Willian nuk do t’i vazhdohet kontrata dhe do të jenë largimet e para nga The Blues.
Vend në skuadër pas rikthimeve nga huazimet nuk ka as për lojtarët si Davide Zappacosta, Dany Drinkwater, Victor Moses apo Tiemoue Bakayoko.
Michy Batshuayi, Emerson Palmieri, Marcos Alonso, Kurt Zouma, Van Ginkel dhe Jorginho janë gjashtë futbollistët tjerë që priten të largohen nga klubi.
Chelsea nga shitjet e këtyre lojtarëve synon që t’i arkëtojë rreth 200 milionë euro, para që do të përdoren për përforcimin e ekipit.
Trajneri anglez Frank Lampard synon që të ndërtojë një ekip të fuqishëm që do të luftonte për trofe në edicionin e ri.
“E ka çuar VV-në në 50% dhe mund ta çojë në 80%” – Basha për...
Haliti: Kushdo që fiton në Amerikë, Kosova duhet të përgatit...
Zjarret në aeroplanët e transportit të mallrave, dyshohet se...
“Për çka ndjehesh krenar?”: Vullneti pyet Atillën, ky i fund...
Arrestohet një person pranë Kapitol, u kap me armë zjarri
Morata ndëshon ish-klubin e tij, Milani në epërsi pas pjesës...