Sekretari i Përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se Serbia mohon shtetësinë e Kosovës edhe me emërtimin e dialogut mes dy vendeve duke iu referuar atij si dialog mes Prishtinës dhe Beogradit, shkruan arbresh.info.
Ky veprim i Serbisë̈, ai thotë se nuk duhet ta çudisë̈ askënd, por ajo që është̈ për t’u habitur sipas tij, lidhet me përdorimin e të njëjtës terminologji edhe në Kosovë, si nga disa politikan, disa përfaqësues të shoqërisë̈ civile, nga media të ndryshme në gjuhën shqipe etj!
“Prandaj të gjithë̈ pa përjashtim duhet të jemi tepër të kujdesshëm dhe të përdorim terminologjinë e saktë: dialogu ndërshtetëror Kosovë-Serbi”, ka shkruar ndër të tjera ai në “Facebook”.
Postimi i plotë i Bilall Sherifit:
Dialogu ndërshtetëror Kosovë-Serbi dhe terminologjia e shtetit të Serbisë! Duke mohuar në vazhdimësi shtetësinë̈ e Kosovës, politika zyrtare e shtetit të Serbisë përpiqet ta prezantojë dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe SHBA-të si dialog ndërmjet udhëheqësve të dy qendrave (Prishtinës dhe Beogradit)! Edhe pse të gjithë e dinë se këtu nuk bëhet fjalë për dialog ndërmjet Shpend Ahmetit dhe kryetarit të Beogradit Zoran Radojçiqit, por ndërmjet përfaqësuesve të institucioneve më të larta shtetërore të dy vendeve, strategjia e Serbisë̈ është që edhe në këtë formë të mos njohë delegacionin tonë shtetëror në cilësinë çfarë ata përfaqësojnë̈. Kjo mënyrë̈ veprimi nga ana e Serbisë nuk e çudit askënd prej nesh! Por ajo që është për t’u habitur lidhet me përdorimin e të njëjtës terminologji edhe në Kosovë, si nga disa politikan, disa përfaqësues të shoqërisë civile, nga media të ndryshme në gjuhën shqipe etj! Prandaj të gjithë pa përjashtim duhet të jemi tepër të kujdesshëm dhe të përdorim terminologjinë̈ e saktë: dialogu ndërshtetëror Kosovë-Serbi!/arbresh.info/
Parashqevi Simaku dërgon mesazh të paharrueshëm nga New York...
Parashikimi i motit në Shqipëri, si do variojnë temperaturat...
Australi, lëshohen urdhra të evakuimit në shtetin Victoria p...
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Xheneta, Gjestit: Kam thyer premtimin më të madh të familjes...
Juria profesionale zgjedh 15 këngët finaliste të Fest 63