Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut konsideron se Policia e Kosovës nuk është dashur të lejojë aktivitetin politik të Lëvizjes Vetëvendosje ku siç thuhet në një njoftim për media të KMDLNj-së “dhjetra mijëra pjesëmarrës kanë shkelur rregullat sikur që është ruajtja e distancës sociale”.
Me këtë kontekst, ky këshill kërkon nga Ministria e Shëndetësisë, që në kushte të caktuara dhe me marrëveshje të lejojë punën e gastronomëve sikur edhe të lejojë organizimin e dasmave dhe ngjarjeve sportive me praninë e një numri të tifozve , duke ruajtur distancën sociale dhe masat tjera mbrojtëse.
“Qeveria e Kosovës nuk ka tjetër alternativë: ose duhet të lejojë këto aktivitete ose duhet t’i kompensojë të gjitha humbjet që i kanë pasur dhe që do t’i kenë në të ardhmen. E drejta për punë është e drejtë elementare e njeriut dhe si e tillë duhet të respektohet. Lejimi i aktiviteteve politike kundër të gjitha rregullave të sigurisë së shëndetit dhe pengimi i aktiviteteve të gastronomëve , artistëve e vë në pozitë qeverinë si abuzuese e të drejtave të njeriut për shkak të zbatimit të standardeve të dyfishta”.
Në këtë rrafsh, KMDLNj thekson se përkrah protestat e gastronomëve dhe artistëve, si kërkesa të drejta për punë e cila është e drejtë elementare e njeriut.
“Rregullat dhe ligjet duhet të vlejnë për të gjithë e që në rastin konkret nuk është kështu. Qeveria e Kosovës duhet të tregohet shumë e vëmendshme në trajtimin e këtyre rasteve aq më parë që nuk ka mundësi të kompensojë këto biznese për dëmet e mëdha që u janë shkaktuar. Prandaj duhet të lejojë punën e tyre duke respektuar të gjitha masat e sigurisë. Ndërkaq është detyrim i shtetit të krijojë mekanizma kontrolli në mënyrë që të detyrojë që të paguhet tatimi real në bazë të realizimit të fitimit”.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...