Google ADS

Dy raste me Covid-19, mbyllet Galeria Kombëtare e Kosovës

13:10 | 15 Qershor 2020
V. S.

Galeria Kombëtare e Kosovës do të jetë e mbyllur për vizitorë, por edhe për stafin administrativ dhe teknik.

Deri te ky vendim ka ardhë pasi dy persona që janë pjesë e stafit të Galerisë Kombëtare të Kosovës janë raste aktive me Covid-19.

Të nderuar vizitorë artdashës dhe miq të GKK,

Meqë në stafin e GKK i kemi tanimë dy raste aktive me Covid-19, sipas rekomandimit të IKSHP, hapësirat tona qëndrojnë mbyllur për stafin administrativ dhe teknik si dhe për vizitorë derisa të përfundojë periudha e izolimit preventiv, në fund të kësaj jave. Për këtë arsye, hapja e ekspozitës “Bienalja Ndërkombëtare e Vizatimit” nga AAVK shtyhet edhe për një javë dhe hapet për vizitorë te enjten e ardhshme, 25 Qershor. Ju dëshirojmë shëndet, me shpresë se së bashku do ta kalojmë krizën!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme