Kufijtë janë hapur në të gjithë Europën, që ku pandemia Covid-19 izoloi pothujase të gjithë Europën. Por, ajo që mbetet e paqartë është se a do të udhëtojnë europianët drejt vendeve turistike, pasi kontinenti vazhdon të mbetet i mbyllur për amerikanët dhe aziatikët.
Kontrollet kufitare për shumicën e europianëve janë hedhur brenda natës në disa vende si Gjermania, Franca dhe gjetkë, gati dy javë pasi Italia hapi kufijtë e saj.
27 vendet e Bashkimit Europian, si dhe ato në zonën e pasaportave të Shengenit, i cili përfshin gjithashtu disa kombe jo-BE si Zvicra, nuk pritet të fillojnë të hapen për vizitorët nga jashtë kontinentit të paktën në fillim të muajit tjetër, dhe ndoshta shumë më vonë, transmeton portal arbresh.info
Duke njoftuar rihapjen e së hënës të kufijve dhe restoranteve në Paris, Presidenti Francez Emmanuel Macron tha se është koha “të kthehemi faqen e aktit të parë të krizës” dhe “të zbulojmë shijen tonë për liri”.
Megjithatë, ai ka shtuar se virusi nuk është zhdukur tërësisht dhe vera e këtij viti do të jetë ndryshe nga të tjerat.
Europa është duke treguar kujdes me virusin, pasi numri i viktimave është më i madh se 182 mijë.
Spanja e cila ka pasur një numër të madh viktimash dhe të infektuarish nga Covid-19, ka theksuar se është hapur për turistë, por me një mori masash.
Sidoqoftë, nevoja për të ngritur industrinë e turizmit në Europë dhe për ta bërë atë sa më funksionale është urgjente, pasi vendet si Greqia dhe Spanja pritet që të futen në një krizë tjetër ekonomike.
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis pranoi se “shumë do të varen nga fakti nëse njerëzit ndjehen të qetë për të udhëtuar dhe nëse ne mund ta projektojmë Greqinë si një destinacion të sigurt”.
Rihapja e Europës është duke sjellë një tjetër kaos, pasi të gjithë janë të hutuar me rregullat e reja dhe se pakoordinimi i kufijve është duke shkaktuar një huti të madhe te europianët.
Përkundër rihapjes, Zvicra ende po mban të mbyllura kufirin e saj me Italinë, dhe Norvegjia po bën të njëjtën gjë me Suedinë.
Shumica e liderëve europianë janë duke bërë thirrje që të bëhet turizëm brenda vendeve të Bashkimit Europian./arbresh.info/
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...
Kosova dhe Serbia do të ulen sërish për dialog më 17 dhjetor...
“Sistem i ri për monitorimin e shkollave”, Rama: Prindërit d...
Burimi diskuton me Drenushën pasi doli i papreferuar këtë ja...
Zgjedhjet e 9 shkurtit, VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme p...
Pse “rrugët” e aeroplanëve janë të lakuara dhe jo të drejta?