Google ADS

Dumoshi: E kujtojmë me pietet dhe nuk do të harrojmë kurrë Bekim Fehmiun

11:29 | 15 Qershor 2020
V. S.

Sot bëhen dhjetë vjet nga vdekja e Bekim Fehmiut, aktorit shqiptar me famë botërore, i cili la gjurmë në kinematografinë botërore e shqiptare.

Bekimi me talentin e tij të pashembullt në aktrim arriti të depërtojë në skenën ndërkombëtare të filmit.

Në këtë përvjetor, aktorin e ka përkujtuar ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi.

“Numri i roleve në të cilët ka luajtur ai është shumë i madh. Në secilin rol që është angazhuar, Bekimi i ka dhënë vlerë të shtuar secilit film dhe përkushtimi e angazhimi me shpirt në secilin rol që ka jetësuar e kanë bërë të famshëm Bekimin, me të cilin jemi rritur, jemi gëzuar, jemi emocionuar e kemi qenë dhe do të jemi përherë krenar. Mbeten të paharruara performancat e tij filmike në “Mbledhësit e Puplave”, “Odissea”, “Avanturieri” e shumë e shumë projekte të tjera që mbeten kryevepra të kinematografisë”.

Dumoshi ka thënë se ndjehet jashtëzakonisht keq që për shkak të rrethanave të pandemisë së koronavirusit, nuk mund të shënohet përvjetori i vdekjes  ashtu siç e meriton Bekim Fehmiu me trashëgiminë që la pas.

“Organizimi i ndarjes së çmimit i cili është i përcaktuar me rregullore, do të bëhet në një formë tjetër ditëve në vijim.Ne e kujtojmë me pietet dhe nuk do të harrojmë kurrë Bekim Fehmiun, në artist kaq të madh që popujt do ta ëndërronin ta kishin.I paharruar do të jetë emri i tij dhe ne do ta kujtojmë, vlerësojmë dhe nderojmë gjithmonë figurën dhe emrin e të madhit Bekim Fehmiu”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme