Google ADS

Garancia Sovrane, shtyhet afati i aplikimeve për kredi

09:11 | 15 Qershor 2020
Arbresh.info

Shtyhet afati i aplikimeve për kredi me garanci sovrane. Është vetë ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj që komunikoi në rrjetet sociale lajmin e rëndësishëm për të gjithë sipërmarrjet e goditura nga kriza e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit..

Sipas Denajt, afati është shtyrë deri në datën 20 qershor. Denaj rikujtoi faktin se qeveria shqiptare do të subvencionoi plotësisht interesat dhe do të garantojë 100% kreditë e aprovuara nga sistemi bankar.

Sipas të dhënave të ministrisë, deri më 5 qershor aplikimet kanë qenë 712, ndërkohë që prej tyre janë miratuar 462.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme