Verën e vitit 2020 Rihanna duket se ka ndërmend ta kalojë në SHBA në bregdetin e Hamptons, një prej zonave të preferuara të njujorkezëve për të pushuar gjatë muajve të nxehtë.Dhe siç mund ta merrni me mend, RiRi do të paguajë një shifër marramendëse për një super vilë, e njëjta ku Khloe dhe Kourtney Kardashian filmonin dikur serialin e tyre “Khloe and Kourtney take The Hamptons”.
Sipas burimeve pranë 32-vjeçares, ajo do të paguajë plot 415 mijë dollarë në muaj për të qendruar në vilën luksoze.Në pronën që është thuajse 1000 metra katrorë, ka 5 dhoma gjumi, 6 banja e gjysmë dhe gjithçka që këngëtares mund t’i duhet për të kaluar në qetësi muajt e verës ndërkohë që bota është pushtuar nga pandemia dhe protestat kundër racizmit.Shtëpia gjithashtu ka një plazh privat, disa jet ski dhe një barkë nëse këngëtares do t’i lindë dëshira për ndonjë aventurë blu në oqeanin Atlantik.
RiRi aktualisht jeton në Londër, mirëpo duket se përgjatë muajve në vijim do t’i qendrojë larg kryeqytetit britanik, pasi thuhet se pas gushtit në Hamptons, do të qendrojë për një kohë të gjatë në Malibu të Kalifornisë.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...