Lëvizja Vetëvendosje distancohet nga thirrjet për bojkotim të zgjedhjeve në Maqedoni të Veriut. Këto thirrje u publikuan këtë të dielë në mbrëmje nga ana e grupeve dhe faqeve të ndryshme në rrjetin social “Facebook” që mbajnë emrin dhe logon e VV-së.
Një faqe me emrin “Lëvizja Vetëvendosje – Shkup” ka nisur një fushatë për bojkot të zgjedhjeve parlamentare në Maqedoni të Veriut por nga Vetëvendosja në Prishtinë distancohen nga këto thirrje duke thënë se ende nuk kanë hapur faqe zyrtare për VV-në në Maqedoni të Veriut.
“Lëvizja VETËVENDOSJE nuk ka ndonjë faqe zyrtare në Maqedoninë e Veriut” thotë zëdhënësi i VV-së Arlind Manxhuka për Express.
Megjithatë, ende nuk dihet se si do të vijoj shtrirja e VV-së në Maqedoni të Veriut dhe nëse në këto zgjedhje do të mbanë anë duke përkrahur ndonjë parti ose koalicion shqiptar në Maqedoni.
Pas paralajmërimit të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për shtrirjen e këtij subjekti politik në Maqedoni të Veriut, partitë shqiptarë në Maqedoni nuk u treguan edhe aq mikpritëse, përveç Alternativës së Afrim Gashit e cila i uroi mirëseardhje. /GazetaExpress/
Bejruti përballet me sulme të vazhdueshme izraelite
Shqipëria e angazhuar për të forcuar sigurinë detare
67 kandidatë kalojnë testin me shkrim për 21 pozita për gjyq...
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për ndërprerjen e ndeshjes Ko...
Policia ndalon në Bërnjak një furgon me targa serbe që po tr...
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë