Ish-kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano, dhe familja e tij i kanë kryer testimet për koronavirus.
Rezultatet dolën negative për të, bashkëshortën e tij Xhoanën dhe Xhoana dhe djalin e tyre.
Ende nuk dihet nëse ish-kreu i ekzekutivit shqiptar dhe familja e tij, kanë pasur simptoma apo kanë qenë në kontakt me persona të infektuar apo të dyshuar si të infektuar, njofton Abc News përcjell Klan Kosova.
Deri më tani nga skena politike në Shqipëri pozitiv ka dalë deputeti Adriatik Alimadhi.
Pasi konfirmoi vetë se ishte i infektuar, Alimadhi pati një udhëtim jo fort të lehtë nga Infektivi tek “Shefqet Ndroqi” ndërsa tashmë është duke u rikuperuar në shtëpi.
Po ashtu, me koronavirus u infektua edhe djali i deputetes së Partisë Socialiste, Antoneta Dhima.
Deputetja njoftoi më 1 prill se i biri ishte më në fund i shëruar nga koronavirusi
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...