Arsenal-i favorit për Thomas Partey

16:33 | 14 Qershor 2020
Arbresh Info

Arsenal është afër për të transferuar mesfushorin e Atletico Madrid-it, Thomas Partey.

Mesfushori nga Gana është i lidhur me largimin nga “Ëanda Metripolitano” dhe bisedimet me “Topçinjtë” janë në negociata të avancuara, transmeton portali arbresh.info.

Diego Simeone dëshiron ta mbajë 27-vjeçarin dhe i ka ofruar kontratë të re, e cila do t’ia rriste klauzolën lojtarit në 80 milionë euro.

Mirëpo, Partey është i hapur për të nisur negociatat me klubet e tjera shkaku që klauzola e lirimit prej 50 milionë euro mund të paguhet në muajt e ardhshëm.

Arsenal shihet si destinacioni i radhës, nëse Mikel Arteta arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Pos Arsenal, interesim për lojtarin kanë shprehur edhe PSG e Manchester United./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme