Juventus do jetë pa tre lojtarë në përballjen ndaj Napoli-t, që do zhvillohet javën e ardhshme.
Gonzalo Higuain, Aaron Ramsey dhe Giorgio Chiellini nuk do jenë të gatshëm për finalen, e cila do zhvillohet të mërkurën, transmeton portali arbresh.info.
Kjo nënkupton që “Zonja e Vjetër” më shumë mundësi do e vendos Cristiano Ronaldo-n në qendër të sulmuesit, ndërsa sulmues të krahut do jenë Paulo Dybala dhe Douglas Costa ose Federico Bernardeschi.
Napoli nga ana tjetër do jetë pa portierin David Ospina, i cili është i suspenduar dhe dy lojtarët Kostas Manolas dhe Stansilav Lobotka.
Finalja do të zhvillohet në “Stadio Olimpico” në Romë dhe nis në ora 21:00./arbresh.info.
Hamza: Ne e dimë çfarë i duhet Kosovës dhe diasporës
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...
Ruben Amorim merr vendimin e parë – bllokon largimin e yllit...
Mike Johnson: Programi i Trump-it nuk përfshin dëbimin e emi...
Gjesti dhe Xheneta sqarohen, diskutojnë gjerë e gjatë
Një qytetar nga Podujeva dorëzon në polici para të gjetura