Ka përfunduar në barazim ndeshja mes Athletic Bilbao dhe Atletico Madrid, e vlefshme për xhiron e 28-të të La Liga-s.
Ndeshja ishte e baraspeshuar nga dy anët, kurse rezultati përfundimtar doli të jetë 1 – 1, shkruan portali arbresh.info.
Ishte Iker Muniain që në minutën e 37-të zhbllokoi shifrat duke i vendosur vendasit në epërsi, por gëzimi zgjati vetëm dy minuta pasi Diego Costa në minutën e 39-të barazoi rezultatin.
Gjatë pjesës ë dytë dy skuadrat provuan me të gjitha forcat të shënonin golin, i cili do t’iu siguronte tri pikë, por assesi nuk ia dolën.
Pas këtij barazimi, Atletico mbetet në pozitën e gjashtë me 46 pikë, kurse Bilbao renditët në pozitën e 10-të me 38 pikë./arbresh.info.
https://twitter.com/Twit_Spor/status/1272154761366773760
https://twitter.com/Twit_Spor/status/1272156387561345024
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së