Plazhi i Spillesë frekuentohet nga pushues të shumtë ditorë nga Tirana, Durrësi dhe Elbasani

14:50 | 14 Qershor 2020
Arbresh.info

Temperaturat e larta të kësaj të diele kanë shtuar numrin e pushuesve në të gjitha plazhet e Adriatikut, në Durrës e Kavajë.

Disa nga subjektet që kanë marrë lejet e para për plazhet private pas aplikimit në E-Albania kanë ofruar shërbimin e çadrave dhe ndenjëseve me çmime të ndryshme.

Në Spille një subjekt sot në ditën e parë pas marrjes së lejes i ka ofruar falas për pushuesit, ndërsa në plazhet e Durrësit çmimet kanë variuar nga 300-500 lekë për çadër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme