Barcelona është duke rritur presionin të mesfushori Arthur Melo, që të pranojë shkëmbimin me mesfushorin e Juventus-it, Miralem Pjanic.
Klubi katalunas është në situatë të vështirë me koronavirusin dhe financat e klubit janë zbritur, andaj nuk mund të blejnë lojtarë, transmeton portali arbresh.info.
Një ndër lojtarët që kërkon Barcleona është Pjanic, por Juventus do e lejojë të largohet vetëm nëse Arthur pranon të kalojë në Torino, derisa braziliani nuk ka pranuar.
Sipas Sport, Barcelona nuk mund të pres dhe ka nisur presionin që Arthur të largohet në verë.
Nuk do jetë e lehtë, por trajneri Quique Setien, e bëri hapin e parë duke e lënë në stol, kurse në formacionin e parë ishte Arturo Vidal.
Këtë sezon, Arthur ka bërë 24 paraqitje për klubin duke shënuar katër gola dhe dhënë katër asistime./arrbesh.info
Scholz mbron bisedën telefonike me Putinin
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...