Google ADS

Setien konfirmon se lëndimi i De Jong është shqetësues

14:03 | 14 Qershor 2020
Arbresh Info

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien ka konfirmuar se mesfushori Frenkie de Jong, ka kërkuar të zëvendësohet në fitoren e djeshme ndaj Real Mallorca me rezultat 4 – 0.

Holandezi pësoi lëndim në ndeshje, kurse u zëvendësua në minutën e 84-të me Junior Firpo-n, transmeton portali arbresh.info.

Sipas Marca, De Jong i ka kërkuar teknikut spanjoll ta zëvendësojë shkaku që nuk ndihej mirë.

23-vjeçari do bëjë disa testime në ditët e ardhshme dhe do kuptohet se sa do mungojë.

Barcelona në ndeshjen e radhës do e pres Leganes, kurse pastaj do udhëtojë të Sevilla.

Momentalisht klubi katalunas është në pozitën e parë, pesë pikë më shumë se rivali Real Madrid, i cili sonte (e diele) do përballet me Eibar-in./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme