Juventus ka ofruar mesfushorin Aaron Ramsey, te Tottenham në formë huazimi.
Sipas Sun, “Bianconerët” nuk janë të kënaqur me përformancat e Ramsey dhe e kanë ofruar te Spurs, në mënyrë që klubi anglez t’ia paguajë rrogën prej 400 mijë euro në javë, transmeton portali arbresh.info.
Pavarësisht që uellsiani u transferua te Juventus verën e kaluar nga Arsenal, gjiganti italian mund ta shkëmbejë gjatë verës.
Kishte raportime që Ramsey do jetë pjesë e ofertës së Juventus-it për Paul Pogba.
Ramsey nuk do pranonte t’i bashkohej rivalit lokal të “Topçinjve”, Tottenham, andaj “Zonja e Vjetër” e ka ofruar në formë huazimi.
Lojtari nuk ishte pjesë e skuadrës në përballjen ndaj AC Milan-it në kuadër të gjysmëfinales shkaku i lëndimit./arbresh.info.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...